Ndërlidhjet

LONDËR


15 ushtarët britanikë të kthyer dje në Londër, pas ndalimit afro dy javor nga Irani, deklaruan se nuk ishin në ujërat iraniane në kohën e arrestimit.
Në një konferencë për shtyp lejtnanti i marinës Feliks Karman e përshkroi në këtë mënyrë mbajtjen nga autoritetet iraniane:
"Gjatë kohës që jemi mbajtur në Iran jemi përballur me presion psikologjik të vazhdueshëm. Netët e para i kaluam në qeli guri duke fjetur mbi disa batanije. Të gjithë u mbajtëm në izolim", tha Karman.
Grupi i ushtarëve britanikë tha se ishin kërcënuar me 7 vjet burg nëse nuk deklaronin se ishin kapur në ujërat iraniane.
Ministria e Jashtme e Iranit e ka quajtur "propagandë" konferencën për shtyp të ushtarëve britanikë.
XS
SM
MD
LG