Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u ka uruar besimtarëve të krishterë festën e Pashkëve.
"Të gjithë besimtarëve, në emër tim dhe në emër të popullit të Kosovës u dërgoj urimet më të mira për Pashkët", thuhet në urimin e presidentit Sejdiu drejtuar peshkopit Artemije, në të cilin theksohet se në këtë kremte fetare, duhet të forcohen paqja dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve.
Sejdiu i ka uruar Pashkët edhe Papa Benediktit XVI dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Kosovë.
Besimtarëve të krishterë, festët e Pashkëve u kanë uruar edhe udhëheqës të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.
XS
SM
MD
LG