Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Papa Benedikti i 16-të sot në ditën e Pashkëve ka mbajtur një fjalim, për konfliktet në gjithë botën. Gjatë meshës së tij tradicionale "Urbi et orbi", Papa shprehu keqardhje për "vrasjet e vazhdueshme" në Irak dhe për "trazirat në rritje dhe jostabilitetin" në Afganistan. Ai theksoi perspektivën e zymtë për paqe në Somali, por tha se ka "shenja të shpresës" në dialogun ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve". Sot festën e pashkëve e festojnë të krishterët katolikë dhe ortodoksë.
XS
SM
MD
LG