Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot mbushen katër vjet nga futja e forcave të koalicionit në Bagdad. Marrja e Bagdadit erdhi pas afro 20 ditë sulmesh ajrore.
Në këtë përvjetor është rritur shkalla e sigurisë në kryeqytet. Në fuqi është ndalimi i lëvizjes së makinave për të parandaluar sulmet me automjete bombë.
Në Irak popullsia ka ndjenja të përziera lidhur me datën e sotme.
"9 prilli është një datë e cuditshme dhe e vështirë për t'u përcaktuar me një fjalë. Ne mund ta quajmë një datë kontradiktore. Në një mënyrë shpëtuam nga diktatura, nga ana tjetër humbën të drejtën bazë, lirinë. Liri, demokraci, pushtim, nuk e di si ta bëjë lidhjen mes këtyre tre fjalëve", thotë një qytetar irakian.
Ndërsa një tjetër vlerëson:
"Zoti solli amerikanët dhe na cliroi nga tmerri i quajtur Sadam Husein. Me ndihmën e Zotit edhe tani jemi ende të lumtur dhe presim lajme të mira".
Mijëra mbështetës të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr, protestuan me parrulla anti amerikane në qytetin e shenjtë shiit Naxhaf.
Në zhvillime të tjera, 6 ushtarë amerikanë e humbën jetën në sulmet në Irak, duke e çuar në 10 numrin e ushtarëve të vrarë në dy ditët e fundit.
XS
SM
MD
LG