Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, tha presidenti i Serbisë Boris Tadiq duke paralajmëruar ofensivën diplomatike që synon të bind fuqitë botërore për të ruajtur kufijt e tanishëm të Serbisë.
"Plani i Ahtisarit nuk është Bibla e Shenjtë. Serbia është e hapur për kompromis, por nuk jemi të gatshëm të japim një pjesë të integritetit dhe të identitetit tonë" tha Tadiq për agjencinë Asociated Press.
Sipas tij "ka mbetur pak kohë, por Serbia duhet të marrë iniciativë diplomatike që do të fokusohejë tek Shtetet e Bashkuara, vendet e BE-së dhe Rusia".
XS
SM
MD
LG