Ndërlidhjet

KIEV


Gjykata Kushtetuese në Ukrainë tha se do të shtyjë deri më 17 prill fillimin e seancave dëgjimore për ligjshmërinë e vendimit të presidentit Viktor Yushchenko për shpërndarje të parlamentit. Shqyrtimi duhej të fillonte nesër, por disa gjyqtarë refuzuan të marrin pjesë për shkak të presioneve politike.
Presidenti pro perëndimor dhe kryeministri pro rus Viktor Yanukovich mbajtën edhe një raund bisedimesh, por pa rezultat.
Rreth 20 mijë mbështetës të kryeministrit protestuan sot në Kiev kundër vendimit për shpërndarje të parlamentit.
XS
SM
MD
LG