Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Andreas Zobel
ka kërkuar falje për deklaratat e tij të bëra mbrëmë lidhur me Kosovën, duke ka thënë se ka paraqitur mendimin personal e jo të qeverisë gjermane apo të Bashkimit Evropian.
Në mbledhjen e Forumit për marrëdhënie ndërkombëtare të lëvizjes evropiane në Serbi, që u mbajt në Beograd, Zobel tha se çështja e Kosovës duhet zgjidhur sa më parë "në kuptimin e pavarësisë së mbikëqyrur" pasi, në të kundërtën, do të mund të hapeshin problemet në Vojvodinë dhe në Sanxhak.
"Insistimi në Kosovën si pjesë e Serbisë do ta destabilizonte Serbinë dhe atëherë do të mund të hapej çështja e Vojvodinës", tha Zobel dhe shtoi se "ky nuk është kërcënim, por analizë".
Ai tha se "nuk është e vërtetë që Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, sepse pjesë e saj është bërë në vitin 1912, ndërsa Vojvodina ishte bërë pjesë e Serbisë në vitin 1918". Sipas Zobel "nëse Serbia destabilizohet, Hungaria do të mund të insistonte në Vojvodinën".
"Shumica në Serbi do të dëshironin që në Kosovë të shohin trazira të nxitura nga shqiptarët, që të thonë se kanë patur të drejtë kur bashkësinë ndërkombëtare e kanë paralajmëruar për rrezikun nga terrorizmi", ka thënë ambasadori gjerman.
XS
SM
MD
LG