Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Kryeministri i Rusisë Mikhail Fradkov pritet të takohet nesër me presidentin Pervez Musharaf, gjatë vizitës së parë të kryeministrit rus në Pakistan. Fradkov u takua sot me homologun Shaukat Aziz dhe nënshkruan marrëveshjet që synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimin për luftimin e trafikut të drogës.
Pakistani dhe ish Bashkimi Sovjetik ishin kundërshtarë gjatë Luftës së Ftohtë, kur Islamabadi përkrahte luftëtarët muxhahedinë anti sovjetik në Afganistan.
XS
SM
MD
LG