Ndërlidhjet

BAGDAD/UASHINGTON


Parlamenti i Irakut pritet të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme ku do të dënojë sulmin e djeshëm brenda ndërtesës së parlamentit.
Udhëheqësit botërorë e dënuan sulmin vetëvrasës ku humbën jetën 8 persona, në mesin e të cilëve edhe dy ligjvënës. Presidenti amerikan George Bush tha se ky është sulm kundër simbolit të demokracisë.
Sulmin e dënoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.
"Jam sërish i shqetësuar nga vazhdimi i dhunës, veçanërisht këtë rradhë kur sulmi u drejtua kundër Parlamentit të Irakut, që gjendet në Zonën e Gjelbër. Kjo dhunë nuk mund të justifikohet", tha Ban Ki - moon.
Britania dhe Lidhja Arabe gjithashtu dënuan sulmin. Parlamenti gjendet në të ashtëquajturën Zonë e Gjelbërt, e njohur për shkallën e lartë të sigurisë.
XS
SM
MD
LG