Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shërbimi Policor i Kosovës ka njoftuar se deri më tash autoritetet e rendit kanë arrestuar shtatë persona, nën dyshimin se janë përfshirë në sulmin kundër drejtorit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Anton Berisha. Gjatë këtij sulmi ishte plagosur një pjesëtar i Shërbimit Policor. Zëdhënësi i këtij Shërbimi, Arbër Beka, ka njoftuar se gjatë operacionit të hetimeve, policia ka bastisur disa lokacione dhe ka konfiskuar një sasi të armatimit, përfshirë këtu edhe mjete shpërthyese. Hollësi të tjera lidhur me këtë rast nuk janë dhënë dhe zoti Beka ka thënë se operacioni është ende duke vazhduar. Sulmi me raketa hedhës, i cili ka ndodhur dje në fshatin Balincë, të komunës së Malishevës, është i dyti me rradhë kundër zotit Berisha. Sulmi i parë ka ndodhur më 28 shkurt, në magjistralen Prishtinë – Pejë.
XS
SM
MD
LG