Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sulmues të panjohur kanë hedhur një granatë në banesën e e një gazetari prominent serb, duke shkaktuar dëme materiale në ndërtesën, por jo edhe viktima. Dejan Anastasijeviq shkruan për javoren beogradase Vreme.
Policia tha se ai dhe familja e tij kanë qenë në gjumë në kohën e sulmit.
Anastasijeviq disa herë ka raportuar për krimin e organizuar, ndërsa ka qenë edhe dëshmitar në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit.
Në reagimin e tij, presidenti serb Boris Tadiq e ka cilësuar sulmin si "vepër të rrezikshmërisë së lartë për shtetin".
XS
SM
MD
LG