Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin rreth përgjigjes së ashpër të policisë ruse gjatë dy protestave të opozitës në fundjavë. Policia ndaloi 120 protestues në Shën Petërsburg dhe 170 në Moskë. Disa nga protestuesit kanë marrë lëndime të rënda.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Kristian Hohman tha se shqetësimet e Bashkimit Evropian do t'i paraqiten Rusisë në takimin me përfaqësuesit e Moskës më 23 prill në Luksemburg.
Në Rusi avokati i popullit, Vladimir Lukin tha se do shqyrtojë ankesat e potestuesve. Nga ato që u panë në televizion disa nga punonjësit e sigurisë kanë tejkaluar fuqinë që u jep ligji, tha Lukin.
XS
SM
MD
LG