Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit.
Duke reaguar në deklaratën e nënsekretarit të shtetit Nicholas Burns se Shtetet e Bashkuara "do të mbështesin çdo deklaratë të pavarësisë nga populli i Kosovës", qeveria serbe ka thënë se "një anëtar i Kombeve të Bashkuara nuk mundet njëanshëm" të njohë shtetësinë e Kosovës, transmeton AP.
"Beogradi plotësisht e hedh poshtë dhe e quan të pavlefshme çdo njohje të pavarësisë së Kosovës, sepse ajo do të ishte ndërhyrje e drejtpërdrejtë e këtyre shteteve në punët e brendshme të Serbisë".
Ndërkaq në reagimin e presidenti i Serbisë Boris Tadiq thuhet se "çdo njohje e njëanshme e statusit të ardhshëm të kosovës pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit, është cënim i të drejtës ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG