Ndërlidhjet

BLACKSBURG/SHBA


Policia po bën hetime lidhur me motivet që e kanë shtyrë personin e armatosur që t'i vrasë 32 vetë në Universitetin Teknik në Virginia, në sulmin më mizor vdekjeprurës me të shtëna në historinë e Shteteve të Bashkuara. Policia tha se i armatosuri e vrau veten në fund të të shtënave në universitetin në qytezën Blacksburg. Ai është identifikuar si Cho-Seung-Hui, student 23 vjeçar nga Koreja e Jugut, dhe bëhet e ditur se ka jetuar në njërin nga konviktet.
Për këtë rast reagoi edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush.
"Kombi ynë është i shokuar dhe i pikëlluar nga lajmi për të shtënat në Vixhinia" tha Bush.
Policia raportoi për dy incidente me të shtëna në këtë Universitet: njëri në konviktin e studentëve, ku u vranë dy vetë dhe tjetri në ndërtesën mësimore, pas dy orësh, ku u vranë 31 persona.
XS
SM
MD
LG