Ndërlidhjet

AMMAN


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah kanë diskutuar sot për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Në njoftimin nga pallati thuhet se Abdullah e ka theksuar rëndësinë që formimi i shtetit palestinez do ta kishte për sigurinë rajonale, dhe ka shtuar se konflikti izraelito-palestinez "mbetet palca e konfliktit në rajon".
Abdullah gjithashtu e ka përkrahur nismën paqësore saudite, e cila, siç ka thënë, "pasqyron gatishmërinë e arabëve për të vendosur paqe me Izraelin".
Gates më pas do të vizitojë Egjiptin dhe Izraelin.
XS
SM
MD
LG