Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë tha se ka marrë mbështetje nga zyrtarët e lartë kinezë për kundërshtimin e planit të kryenegociatorit Marti Ahtisari për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Sipas komunikatës për media, zëvendëskryeministri kinez Hui Liangu tha në takim me kryeministrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica se Kina është kundër zgjidhjeve të imponuara dhe caktimit të afateve që do të përcaktonin shpejtë statusin e Kosovës.
"Liangu ka kërkuar me shumë bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të gjendet zgjidhje e negociueshme dhe e pranueshme për të dyja palët" thuhet në komunikatën e qeverisë së Serbisë.
XS
SM
MD
LG