Ndërlidhjet

MADRID


Rusia tha se ende ka qëndrim të ndryshëm nga Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e Kosovës, pavarësisht nga kërkesa e Uashingtonit që Rusia të mbështes rezolutën e Kombeve të Bashkuara për pavarësi të Kosovës.
"Federata ruse ka vizionin e saj për Kosovën. Ky është qëndrim i ndryshëm nga ai i Shteteve të Bashkuara" tha Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov pas takimit në Madrid me homologun Miguel Angel Moratinos.
"Duhet të gjejmë zgjidhje legjitime" tha Lavrov duke shtuar se "kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë pasur qëndrimin e tyre për ndonjë çështje".
Lavrov, pas Madridit udhëtoi për në Beograd ku me zyrtarët e lartë do të diskutojë nesër për Kosovën.
XS
SM
MD
LG