Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov paralajmëroi sot se çfarëdo përpjekjeje për të pranuar njëanshëm pavarësinë e Kosovës mund të destabilizojë Serbinë dhe rajonin e Ballkanit.
"Ne jemi shumë të interesuar për stabilitet në Ballkan dhe ky stabilitet mund të shkelet nga cilado përpjekje për pranimin e njëanshëm të pavarësisë së Kosovës" tha Lavrov në Beograd, pas takimit me presidentin Boris Tadiq. "Cilado zgjidhje për problemin e Kosovës duhet të jetë e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën. Çfarëdo përpjekjeje për zgjidhje të njëanshme që do të imponohej është absolutisht e papranueshme" tha Lavrov. Ai theksoi se Rusia beson se janë të domosdoshme negociata të mëtejshme për statusin e Kosovës, në mënyrë që të arrihet kompromis ndërmjet autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës.
XS
SM
MD
LG