Ndërlidhjet

BRATISLAVË


Sekretarja amerikane e shtetit, Condolezza Rice në bisedë me shefin e diplomacisë së Sllovakisë, Jan Kubis vlerësoi se uniteti i Bashkimit Evropian është çelës që do të ndihmojë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, njoftuan sot mediat sllovake. "Rice i është kthyer disa herë çështjes së Kosovës dhe ka theksuar se uniteti i BE-së është çelës që do të ndihmoj zgjidhjen, por nëse nuk ka unitet mund të krijohen shumë komplikime, madje tensione dhe probleme" tha Kubis për agjencinë sllovake të lajmeve SITA. Ai tha se i ka premtuar koleges amerikane se Sllovakia do të koordinojë qëndrimin e saj për Kosovën me BE-në dhe, në këtë frymë, do të përgatitet për votim të përbashkët për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG