Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministrja e jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të jetë unik në qëndrimin ndaj Kosovës dhe se vendimi për statusin e Kosovës duhet të merret në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "Nuk dua të spekuloj se çfarë do të jetë statusi e Kosovës", tha zonja Bakojanis dhe shtoi se "prej fillimit kemi thënë se është i nevojshëm vendimi i Këshillit të Sigurimit dhe se BE-ja duhet të jetë unike në qëndrimin e saj". Këto kometne ajo i bëri sot në Beograd, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Organizatës për bashkëpunimin ekonomik të rajonit të Detit të Zi.
XS
SM
MD
LG