Ndërlidhjet

NJU JORK


Misioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do ta vizitoj Beogradin të enjten e ardhshme, ndërsa Prishtinën një ditë më vonë, tha Emyr Jones Perry ambasador i Britanisë në OKB. "Pres që misioni faktmbledhës i Këshillit të Sigurimit do të qëndroj në Beograd, të enjten më 26 prill, ndërsa një ditë më vonë, pra të premten, në Prishtinë". Ambasadori Perry, që këtë muaj e kryeson Këshillin e Sigurimit, tha se misioni do të qëndroj edhe në Bruksel, për takime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, para se të arrijnë në Ballkan.
XS
SM
MD
LG