Ndërlidhjet

PRISHTINË


Populli i Kosovës për disa javë do të arrijë atë që edhe e ka merituar – pavarësinë e Kosovës, tha sot në Prishtinë, Alain Terrenoire, kryetar i Unionit Ndërkombëtar Panevropian.
Në konferencën e Pan-Europës në Kosovë, presidenti Fatmir Sejdiu ndërkaq tha se kosovarët do t’i kryejnë obligimet e tyre, për t’u bërë pjesë e BE-së.
Ai po ashtu tha se maji do të jetë një nga muajt vendimtarë për statusin e Kosovës, ndërkohë që kundërshtimi rus për propozimin e Ahtisaarit dhe kërkesa e tyre për negociata shtesë, sipas presidentit nuk do të ndikojnë në procesin e statusit.
XS
SM
MD
LG