Ndërlidhjet

BEOGRAD


Rusia në Këshillin e Sigurimit të KB nuk do të jetë e përmbajtur dhe do të propozojë një rezolutë të saj për Kosovën, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Vuk Drashkoviq.
"Strategjia ruse është mirë e formuluar. Nëse Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe vendet tjera paraqesin projekt rezolutë të bazuar në planin e Ahtisaarit, atëherë Rusia do të përgjigjet me një projekt-rezolutë, të bazuar në parimet që i mbron Moska" ka thënë Drashkoviq për të përditshmen Blic.
Në pyetjen nëse kreu shtetëror serb mendon ta zyrtarizojë idenë për ndarjen e Kosovës, Drashkoviq ka thënë se "këtë askush nuk e përmend, sepse askush nuk ka të drejtë të propozojë që Serbisë t'i mbeten 3 komuna në veri, ndërsa 92 % e territorit të shpallet si shtet shqiptar, në të cilin do mbetej gjithë trashëgimia historike dhe kulturore serbe".
XS
SM
MD
LG