Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ligjvënësit demokratë në Kongresin amerikan do përballen me presidentin Bush rreth Irakut.
Udhëheqësit demokratë që kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit kanë rënë dakord që miratimin e ligjit mbi financimin e luftës në Irak ta kushtëzojnë me fillimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku duke nisur nga 1 tetori i këtij viti.
Presidenti Bush ka kërcënuar me përdorimin e vetos ndaj një ligji të tillë.
"Besoj se vendosja e afateve kohore artificiale do të ishte gabim. Afatet kohore për tërheqje do t'i thonë armikut "prisni sa të largohemi". Hedh poshtë me forcë afatet kohore artificiale", përsëriti presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG