Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ligjvënësit demokratë në Kongresin amerikan do të përballen me presidentin George Bush rreth Irakut.
Udhëheqësit demokratë që kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit janë pajtuar që miratimin e ligjit mbi financimin e luftës në Irak ta kushtëzojnë me fillimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, duke filluar nga 1 tetori i këtij viti.
Presidenti Bush ka kërcënuar me përdorimin e vetos ndaj një ligji të tillë.
"Besoj se vendosja e afateve kohore artificiale do të ishte gabim. Afatet kohore për tërheqje do t'i thonë armikut: prisni sa të largohemi", përsëriti presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG