Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan miratoi legjislacionin për financimin e luftës, që parasheh muajin tetor afat jo të obligueshëm për fillimin e tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku. Shtëpia e Bardhë tha se Dhoma Përfaqësuese votoi për të caktuar datën për Shtetet e Bashkuara që të "dorëzohen" dhe të "dështojnë në Irak".
Mirëpo, kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi tha se duke e vënë një barrë të papranueshme në ushtrinë amerikane, kjo luftë po e shkatërron aftësinë për ta mbrojtur popullin amerikan.
"Në vend që të mendohet për sigurinë e amerikanëve, lufta në Irak e ka dobësuar aftësinë tonë për ta mbrojtur vendin nga kërcënimi që vije nga terrorizmi ndërkombëtar" tha Pelosi.
Legjislacioni tani duhet të kalojë në Senat e pastaj t'i dërgohet presidentit, George Bush.
XS
SM
MD
LG