Ndërlidhjet

MOSKË/TALIN


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka vlerësuar si "veprim johuman" vendimin e autoriteteve të Estonisë për largimin e një përmendoreje të Luftës sovjetike në Talin. Ligjëvënës të Rusisë kanë kërkuar nga presidenti Vlladimir Putin që ti ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me Estoninë. Qeveria e Estonisë thotë se këtë përmendore e ka dërguar në një lokacion të fshehtë, pas protestave të dhunshme, në të cilat një person humbi jetën dhe më se 40 të tjerë ishin lënduar.
XS
SM
MD
LG