Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK


Masat e sigurisë janë shtuar derisa liderët botërorë kanë filluar të mbërrijnë në Sharm el Sheik për samitin dy ditor që fillon nesër, ndërsa synon stabilizimin e gjendjes në Irak.
Gjatë udhëtimit për në Egjipt, Sekretarja e Shtetit Condolezza Rice tha se barra bie mbi fqinjët e Irakut që të tregojnë përkushtimin e tyre për t'i dhënë fund gjakderdhjes, pasi bëhet fjalë edhe për sigurinë e tyre.
Pritet që Rice të shfrytëzojë samitin edhe për t'u takuar me zyrtarët nga Irani dhe Siria.
XS
SM
MD
LG