Ndërlidhjet

LONDËR


Në Londër mbahet sot takimi i përfaqësuesve të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën. Një zëdhënës nga Ministria e Jashtme britanike ka thënë se "kjo është një mbledhje rutinore e drejtorëve politikë të vendeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën".
Në Londër ndodhet edhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, i cili nuk merrë pjesë në takim, por njoftohet se takohet me zyrtarë britanikë.
Vende anëtare të Grupit të Kontaktit janë: Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG