Ndërlidhjet

LONDËR


Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns tha se ekziston mbështetje e gjerë në Këshillin e Sigurimit për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën dhe shprehu besimin e tij se Rusia do ta mbështes planin e Martti Ahtisaarit. "Duke shikuar në anëtarët aktualë të Këshillit të Sigurimit, një numër i madh i tyre, që qartas tash paraqet shumicë, mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur", tha mbrëmë, Nicholas Burns në institutin Chatham House në Londër, raporton AFP.
Ai njoftoi se në takimin e sotëm me Zëvendësministrin e Jashtëm të Rusisë Vladimir Titov, "do të provojë që të punojë me të dhe të shoh nëse mund të përgatitet rezoluta e cila pastaj do të votohejë në 30 apo më shumë ditët e ardhshme, dhe e cila do të përgatiste rrugën përpara për Kosovën që të shpallë pavarësinë e saj".
Burns tha se shpreson shumë se do të bind Rusinë që të jetë pjesë produktive e këtij diskutimi.
"Bashkimi Evropian do të duhet të mbetet në Kosovë për të ofruar mbështetje ekonomike dhe NATO do të mbes për të ofruar një lloj të sigurisë së jashtme kufitare të cilën Kosova nuk mund ta bëjë vetëm" tha Burns sipas të cilit "Kosova në esencë ishte problem evropian".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG