Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara presin përparim për propozimin e Ahtisaarit mbi zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe në këtë drejtim do të vazhdojnë të punojnë me Rusinë, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
"Ne gjithsesi besojmë që plani i Ahtisaarit ofron rrugë të mirë për përparim, dhe përshëndesim vazhdimin e bisedimeve me Rusinë. Konsiderojmë se është e rëndësishme që të gjithë ne, përfshirë Rusinë, të mund ta mbështesim rezolutën dhe t'u ofrojmë shpresë më të mirë popujve të Kosovës dhe të Serbisë", ka thënë Casey.
Ai tha se "ka unitet të madh mes vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për nevojën e përparimit sa më të shpejtë" në zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Ne i inkurajojmë rusët që të na ndihmojnë të arrijmë tek një zgjidhje paqësore për njërën nga krizat më të gjata në Ballkan, për të cilën sinqerisht secili beson se ka ardhur koha që të adresohet në mënyrë të duhur, ka thënë Casey.
XS
SM
MD
LG