Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIKH


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki ka kërkuar nga vendet fqinje që ta ndalin depërtimin e militantëtve në Irak. "Tash, pas përmbysjes së diktatorit, ne nuk do të lejojmë organizatat terroriste për të gjetur strehim në territoret e Irakut. Kjo na shtynë që nga vendet fqinje të kërkojmë që ta ndalin depërtimin e grupeve terroriste brenda Irakut dhe ti parandalojnë ato që të gjejnë çfarëdo mbështetje financiare, politike apo në media", tha zoti al-Maliki. Këto komente ai i bëri në ditën e dytë të Konferencës ndërkombëtare për Irakun në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG