Ndërlidhjet

NAIROBI


Një aeroplan i kompanisë ajrore të Kenias, me 115 njerëz në bord është rrëzuar në jug të Kamerunit, në veri të Guinesë Ekuatoriale.
"Mesazhi i fundit nga aeroplani është marrë fill pas ngritjes së tij. Në aeroplan gjendeshin 106 udhëtarë, 8 anëtarë të ekuipazhit dhe 1 inxhinier", tha Titus Naikuni, drejtor i Kenya Airways.
Sipas tij, në aeroplan ndodheshin 79 udhëtarë nga Afrika, 15 nga India, 6 kinezë, 5 britanikë, një zviceran, një suedez dhe një shtetas amerikan. Kombësia e 6 udhëtarëve tjerë mbetet e paqartë.
Aeroplani Boeing 737 udhëtonte nga Duala e Kamerunit drejt kryeqytetit kenian Nairobi.
XS
SM
MD
LG