Ndërlidhjet

PRAGË


Me zgjedhjen e Nicolas Sarkozy president, Franca u afrohet Shteteve të Bashkuara edhe rreth çështjes së Kosovës, ndërsa qëndrimi i tij i përmbajtur rreth Rusisë mund të ndihmojë që politika evropiane të jetë më e bashkuar, vlerësoi politikologu Jacques Rupnik.
"Pa marrë parasysh retorikën, nën sipërfaqe shohim se Franca bashkëpunon shumë ngushtë me Shtetet e Bashkuara rreth çështjes së Iranit, Libanit dhe deri në njëfarë mase edhe Kosovës, e cila tani është në rend dite, sepse këtë muaj Kombet e Bashkuara duhet të miratojnë rezolutën për zgjidhjen e statusit të Kosovës" tha Rupnik.
XS
SM
MD
LG