Ndërlidhjet

DIBËR


Tre vëllezërit që kishin komplotuar për të vrarë ushtarët amerikanë në bazën Fort Dix në New Jersey janë me origjinë nga Dibra, njoftoi Associated Press.
Dritan Duka, 28 vjeç, Shain Duka, 26 vjeç dhe Elvir Duka, 23 vjeç, të cilët u arrestuan në New Jersey, janë të lindur në Dibër të Maqedonisë.
Ata u arrestuan bashkë me të dyshuarit tjerë, Agron Abdullahu 24 vjeç, Mohamad Ibrahim Shnewer, 22 vjeç i lindur në Jordani, dhe Serdar Tatar, 23 vjeç i lindur në Turqi.
Nuk është e qartë nëse edhe Abdullahu është nga Dibra, por autoritetet amerikane thanë se ai ka shërbyer si snajperist gjatë luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG