Ndërlidhjet

SHKUP


Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni e ka dënuar ashpër përpjekjen për të sulmuar bazën ushtarake Fort Dix në Nju Xhersi, duke shprehur dyshimin se të arrestuarit mund të jenë përgatitur për një akt të tillë, vetëm për të dëmtuar miqësinë shqiptaro-amerikane.
BFIM-ja është e bindur që autoret e implikuar në këtë planifikim janë të manipuluar nga qarqe të ndryshme antishqiptare, antiamerikane dhe sidomos anti-islame.
"Për në si BFIM, rasti është shqetësues dhe rëndues, kur kuptojme se katër qytetarë të fesë islame dhe kombit shqiptar janë të përfshirë në këto raste", thuhet në komunikatë.
"Të jesh pjesëmarres në një akt terrorist mbi një bërthamë ushtarake të një shteti mik të shqiptarëve, s’do mend se paraqet vepër antishqiptare dhe kundër një shteti që promovon vlera demokratike”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG