Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një organ i lartë udhëheqës i Bankës Botërore i ka dhënë më tepër kohë presidentit të bankës, Paul Wolfowic që t'u përgjigjet akuzave për shkeljen e rregullave duke lejuar rritjen e të ardhurave për një mike të tij, që poashtu punon në këtë bankë. Bordi i Bankës ka njoftuar se do ti lejoj zotit Wolfowic për të shpjeguar pozicionin e tij të entjen e ardhshme dhe se pas kësaj dite, do të merret vendimi lidhur me të ardhmen e tij në këtë bankë. Zoti Wolfowic është ballafaquar edhe me thirrje për dorëheqje lidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG