Ndërlidhjet

ZAGREB


Nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns ripërsëriti se Uashingtoni e mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe tha se Rusia e cila mban anën e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë, duhet të jetë konstruktive kur KS të votojë për të ardhmen e Kosovës.
"Ne shpresojmë se Rusia do të jetë konstruktive. Rusia duhet të jetë konstruktive. I bëjmë thirrje Rusisë të punojë me ne, në mënyrë që populli i Kosovës të marrë atë që meriton" tha Burns.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të sigurta se Këshilli i Sigurimit i KB deri në fund të majit do ta miratojë rezolutën për pavarësinë e Kosovës.
"Presim debat të gjallë në Këshillin e Sigurimit, por rezultati nuk vihet në dyshim. Ai është pavarësia e Kosovës", tha Burns, i cili në Zagreb merr pjesë në samitin e vendeve të Evropës Juglindore.
Burns gjithashtu tha se nëse Partia Radikale vjen në pushtet në Serbi, kjo seriozisht do t'i dëmtojë marrëdhëniet e Serbisë me SHBA dhe të gjitha vendet e BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG