Ndërlidhjet

NJU JORK


Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore evropiane do ta paraqesin sot rezolutën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën parashihet pavarësia e Kosovës me mbikëqyrje ndërkombëtare.
Ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad tha mbrëmë se ai beson se shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit do ta mbështesin propozimin për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Ai mëtutje tha se mbetet e paqartë se si do të veproj Rusia: do të abstenoj apo do ta shfrytëzoj të drejtën e vetos. Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin ka refuzuar të thotë nëse Rusia do ta konsideroj vënien e vetos në këtë propozim. Zyrtarë të lartë rusë kanë thënë se mbështesin bisedimet e mëtejme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
XS
SM
MD
LG