Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, që dje ariti në Moskë, sot pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin. Me të arritur në Moskë, zonja Rice tha se në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë "nuk është një periudhë e lehtë". Megjithatë, ajo u shprehë se Uashingtoni është i përkushtuar, që përkundër dallimeve, të punohet me Rusinë. Dallimet aktuale janë ato lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë, kërcënimi i Rusisë për ta suspenduar marrëveshjen kryesore ushtarake dhe kundërshtimi që Moska i bënë planit të Martti Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Me Vlladimir Putinin në Moskë sot takohet edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
XS
SM
MD
LG