Ndërlidhjet

BAGDAD


Dega në Irak e al-Kaidës ka kërkuar përfundimin e kërkimit masiv të ushtrisë amerikane për tre ushtarët e Shteteve të Bashkuara. Këta tre ushtarë u zhdukën gjatë një sulmi të të shtunën në Bagdad, me ç'rast katër ushtarë amerikanë dhe një përkthyes irakian, u vranë. Në një njoftim në internet, grupi që veten e quan Shteti Islamik i Irakut tha se po i mbante të tre ushtarët dhe se siguria e tyre varet nga përfundimi i kërkimit në të cilin janë të përfshirë më se 4 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara. Ushtria amerikane ka thënë se kërkimi do të vazhdoj derisa ushtarët të gjinden.
XS
SM
MD
LG