Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan që të kërkojnë zgjidhjen e pranueshme reciprokisht për Kosovën, por dështuan në arritjen e zgjidhjes, tha Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov pas takimit ndërmjet presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Sekretares amerikane të Shtetit Condolezza Rice.
"Është rënë dakord që të kërkohet zgjidhja për Kosovën që do të jetë e pranueshme për të gjithë, por nuk ka zgjidhje të tillë të menjëhershme në horizont" tha Lavrov pas pjesëmarrjes në takimin që u zhvillua në rezidencën e Putinit, jashtë Moskës.
Lavrov gjithashtu tha se Moska dhe Uashingtoni janë pajtuar që të zbusin retorikën, në mënyrë që të shtendosin raportet ndërmjet tyre.
Gjatë vizitës së saj në Moskë, Rice u takua sot edhe me përfaqësuesit e partive politike, mediave dhe organizatave joqeveritare.
XS
SM
MD
LG