Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice tha se Kosova asnjëherë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë. "Kjo është e pamundur", tha Rice në një intervistë për radion Ekho Moskvy.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov pas takimit ndërmjet presidentit Vladimir Putin dhe Sekretares Condolezza Rice tha se Moska dhe Uashingtoni u pajtuan që të kërkojnë zgjidhjen e pranueshme reciprokisht për Kosovën, por dështuan në arritjen e zgjidhjes.
"Është rënë dakord që të kërkohet zgjidhja për Kosovën që do të jetë e pranueshme për të gjithë, por nuk ka zgjidhje të tillë të menjëhershme në horizont" tha Lavrov pas pjesëmarrjes në takimin që u zhvillua në rezidencën e Putinit, jashtë Moskës.
Lavrov gjithashtu tha se Moska dhe Uashingtoni janë pajtuar që të zbusin retorikën, në mënyrë që të shtendosin raportet ndërmjet tyre.
Rice tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Rusia të ketë veto rreth planeve të Uashingtonit për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë. Rusia e akuzon Uashingtonin se po provon të dominojë çështjet ndërkombëtare dhe kritikon planet për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë.
SHBA akuzon Rusinë për kthim pas në çështje të demokracisë dhe Uashingtoni është i shqetësuar rreth kundërshtimit të Rusisë për planin e Ahtisaarit për Kosovën si dhe rreth paralajmërimit për pezullim të detyrimeve lidhur me Marrëveshjen për armët konvencionale në Evropë.
XS
SM
MD
LG