Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë mund të rifillojë bisedimet me Bashkimin Evropian "shumë shpejtë", pasi të bëjë përparim të mjaftueshëm në arrestimin e të dyshuarve për krime lufte.
"Presim që qeveria e re në mënyrë rigoroze të zbatojë programin e saj për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës. Posa të ndodh kjo, mund të rifillojmë bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit" tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn pas takimeve në Beograd me presidentin Boris Tadiq dhe kryeministrin Vojisllav Koshtunica.
Mbrëmë, Parlamenti i Serbisë e miratoi mbrëmë qeverinë e re. Koshtunica tha se do ta çonte Serbinë në Bashkimin Evropian dhe do bashkëpunonte me Tribunalin e Hagës, por sipas tij, Serbia nuk do lejojë koncensione për Kosovën.
"Qeveria e Serbisë hedh poshtë çdo formë të njohjes së njëanshme të Kosovës si shtet i pavarur. Duam ta bëjmë të qartë se qeveria gjithmonë do ta konsiderojë Kosovën si pjesë të Serbisë " tha Koshtunica, duke shtuar se nëse ndonjë shtet e njeh Kosovën, kjo mund t'i dëmtonte marrëdhëniet e atij vendi me Serbinë.
Sot Koshtunica u takua edhe me shefin e diplomacisë së Sllovakisë, Jan Kubish.
XS
SM
MD
LG