Ndërlidhjet

MOSKË


Ndihmësi i presidentit rus Sergei Yastrzhembski e cilësoi "eksperiment të rrezikshëm" planin e Martti Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
"Rusia nuk dëshiron të marrë pjesë në eksperimentin për krijimin e precedentit për ndarjen e një shteti sovran mëgjithë kundërshtimin e tij" tha ai i pyetur përse Rusia e kundërshton planin e Ahtisaarit.
Yastrzhembski, i cili është i dërguar i presidentit rus për raportet me BE-në, tha se ndërmjet Rusisë dhe BE-së ka probleme, por nuk bëhet fjalë për krizë.
"Raportet për krizë në marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë të stërzmadhuara. Në përgjithësi, marrëdhëniet Rusi-BE po zhvillohen mjaftë mirë" tha Yastrzhembski.
Samiti i radhës BE-Rusi do të mbahet të premten në Samara.
XS
SM
MD
LG