Ndërlidhjet

PARIS


Ish shefi i UNMIK-ut, në vitet 1999-2001, Bernard Kushner, është emëruar Ministër i Jashtëm i Francës. Kryeministri i ri konservator francez Francois Fillon shpalli sot përbërjen e kabinetit qeveritar, ku shtatë ministri do të drejtohen nga femrat, kurse Ministria e Jashtme nga socialisti Kushner.
Ai njihet si njëri ndër polikanët e paktë francezë që është deklaruar në favor të intervenimit ushtarak në Irak në vitin 2003. Kushner është bashkëthemelues i organizatës fituese të çmimit Nobel, "Mjekët pa kufij".
XS
SM
MD
LG