Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shqipëria përsëri ka shfaqur mbështjen e saj të plotë për pavarësinë e Kosovës dhe ruajtjen e integritetit të pakos së Ahtisaarit. Këtë qëndrim ua ka përsëritur sot liderëve kosovarë shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha në vizitën e tij të parë në Kosovë, prej se ka marrë postin e ministrit të jashtëm. Liderët e Kosovës e falënderuan ministrin Basha për lobimin që diplomacia shqiptare ka bërë në botë në favor të pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG