Ndërlidhjet

SAMARA, RUSI


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dhe liderët e Bashkimit Evropian sot dështuan ti kapërcejnë dallimet e tyre në samitin në qytetin Samara në Rusi. Në konferencën për gazetarë, pas bisedimeve, krytari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso tha se problemet e Rusisë me Poloninë dhe me Estoninë janë "probleme për gjithë BE-në".
Presidenti Putin kritikoi ashpër Letoninë dhe Estoninë për atë që ai e përshkruajti si diskriminim kundër rusëve në këto vende:
- Ne diskutuam për temën jashtëzakonsiht të rëndësishme të shkeljes së të drejtave të popullatës rusisht folëse në Letoni dhe Estoni. Qëndrimi ynë në këtë temë është i njohur dhe ne e përsëritëm atë sot në këtë takim. Ne e konsiderojmë këtë të papranushme, tha zoti Putin. Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu shqetësimet e saj për ndërhyrjen e policisë ndaj veprimtarëve opozitarë lidhur me tubimin e tyre të planifikuar për sot në Samara. Këto mospajtime dhe ato lidhur me statusin e Kosovës dhe për sigurinë energjetike patën krijuar një atmosferë të uljes së shpresave për arritjen e ndonjë pajtueshmërie në samitin e sotëm.
XS
SM
MD
LG