Ndërlidhjet

TIRANË


Komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather është takuar sot në Tiranë me autoritetet e atjeshme të rendit për të diskutuar çështjen e bashkëpunimit të deritashëm midis KFOR-it dhe Forcave Shqiptare të Sigurisë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga forcat paqeruajtëse në Kosovë. Gjatë bisedimeve me Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishanin dhe Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Aramtosura, gjeneralin Luan Hoxha, është ngritur në mënyrë specifike çështja e rëndësisë së aktiviteteve të përbashkta mbi sigurinë përgjatë kufirit Kosovë – Shqipëri.
XS
SM
MD
LG