Ndërlidhjet

PRISHTINË


Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë ka publikuar sot një raport të posaçëm mbi, siç thuhet, dështimin e kuvendeve komunale në Skënderaj dhe Mitrovicë për të bashkëpunuar me këtë institucion. Në raportin që mban titullin “18 Muaj Heshtjeje”, Ombudspersoni, Hilmi Jashari, ka vlerësuar se duke dështuar vazhdimisht për të bashkëpunuar, të dyja kuvendet komunale kanë demonstruar injorim flagrant të ligjeve në Kosovë dhe përgjegjësive që ka institucioni i Ombudspersonit.
Detyrimet e autoriteteve vendore përballë këtij Institucioni janë të përcaktuara me rregullore të administratës ndërkombëtare dhe Kornizë Kushtetuese. Vetë Ombudspersoni ndërkaq njihet si Avokat i Popullit dhe merret me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës nga strukturat qeverisëse.
XS
SM
MD
LG